Shkëndija U 17 kampione e Maqedonisë

No image

Gjenerata e kadetëve të Shkëndijës ka siguruar titullin e kampionit shtetëror një javë para fundit të garave, pasi të dielën në Shkup mundi bindshëm 1:4 Euromilkun. Me këtë triumf Shkëndija edhe matematikisht është e paaritshme për Vardarin dhe Metalurgun. Sukses i madh i gjeneratës së udhëhequr nga trajnerët Berat Imeri dhe Elbasan Munishi, që vërtetojnë se Shkëndija nuk është vetëm ekipi i parë, por se ardhmje është e ndritshme.

1

 

KF Shkëndija është institucion dhe shumë më shumë se vetëm një klub futbolli. Me hyrjen e kompanisë Ecolog si sponsor nuk ka për qëllim vetëm të fitojë me ekipin e parë, mirëpo synon që të ngirtet në nivele të larta në të gjitha drejtimet dhe kategoritë. Këtë e dëshmon fakti se gjithë ekipet zinxhir të grupmoshave të shkollës së futbollit gjithë sezonin ishin ndër vendet e para, ndërsa me sukses kampionatin e kurorëzon skuadra e kadetëve që shpallet kampione e Maqedonisë në Super Ligën e vendit për këtë gjeneratë futbollistësh. Ekipi i drejtuar nga Berat Imeri dhe Elbasan Munishi ka bërë sezon fantastik, duke fituar betejën me ekipet tjera, në rradhë të parë konkurentët direkt Vardarin dhe Metalurgun. ‘Kuqezinjtë’ të dielën fituan si mysafir 1:4 Euromilkun, duke bërë të paaritshme dierencën me ndjekësit më të afërt kur ka mbetur edhe një xhiro për tu zhvilluar. Në fakt, Shkëndija kishte nevojë vetëm për një pikë në dy xhirot e fundit, mirëpo për tu thirur kampion duhet të mos ndalesh para askuj dhe ‘kuqezinjtë’ vërtetuan këtë duke fituar me shumë stil.

4

3

 

Të vetëdijshëm për rëndësinë e takimit dhe faktin se çka sillte fitorja, djmetë e trajnerëve Imeri e Munishi nisën furishëm që në fillim, duke sulmuar si ‘egërsira’ ekipin vendas. Kjo lojë solli efekt dhe dy gola të shpejtë në rrjetën vendase. Muharem Velija në minutën e 8-të sjell epërsi për Shkëndijën, ndërsa vendasit ende pa marrë veten mirë nga goli i parë, dy minuta më vonë pranuan të dytin me autorin e njejtë, Muharem Velija. Euromilku këtu u pa i dorëuzar, ndërsa Shkëndija tani më e lehtësuar vazhdonte dominimin, duke sjellë golin e tretë në minutën e 43-të me anë të Arbin Zejnullait, pas një aksioni perfekt. Mesfushori Zejnullai do të mbahet mend ndoshta si lojtari vendimtar i këtij titulli, pasi me golat e tij vendosi resht disa nga ndeshjet e fundit që ishin përcaktuese në luftën për vendin e parë. Në fillim të pjesës së dytë Euromilku me anë të Tanevskit zbuti rezultatin në 1:3, ndërsa në rezultati final 1:4 u fiksua në minutën e 77-të kur në portën vendase shënoi Xhevat Sherifi. Këtu mundej të fillojë festa, me Shkëndijën U 17 që siguroi titullin e kampionit. Vlen të ceket se ky është viti i dytë resht që gjenerata U 17 e drejtuar nga trajnerët Berat Imeri dhe Elbasan Munishi me dy ekipe të ndryshme fitojnë titullin e kampionit.

2

 

 

U17 | EUROMILKU-SHKËNDIJA 1:4 (0:3) 

Stadiumi në Cementarë të Shkupit

Golashënues: Filip Tanevski 47’ (Euromilku), ndërsa Muharem Velija 8’ dhe 10’, Arbin Zejnullai 43’ dhe Xhevat Sherifi 77’ (Shkëndija).

SHKËNDIJA: Çadakovski, Osmani, Sali, Beqiri Y., Delija, Sherifi, Rexhepi, Loki, Velija, Zejnullai, Aliti.

Luajtën edhe: Beqiri A., Aliu, Ajruli, Mislimi, Ibrahimi, Zendeli dhe Fazllagiq.

Trajnerë: Berat Imeri dhe Elbasan Munishi

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.