Shkëndija U 15 kampione e Rajonit të Pollogut

Skuadra U 15 e Shkëndijës është shpallur kampione në gjeneratën e tyre në kuadër të Ligës së Fëmijëve në Rajonin e Pollogut. Puna serioze dhe profesionale e djelmoshave dhe trajnerit Ejup Sulejmani gjatë gjithë vitit kurorëzohet me trofeun e më të mirit në gjeneratën e tyre.


Sot Shkëndija U 15 mbylli në mënyrë të përkryer sezonin duke fituar me rezultat 15:0 Vardarin e Bërvenicës. Çlirim Selimi spikati me 5 gola, Jeton Qamili realizoi 3 herë, nga dy gola shënuan Burak Ajdari dhe Bojken Jashari, ndërsa nga një herë portën e Vardarit e gjetën Dashmir Berzati, Rinor Veliu dhe Florim Shabani. Pas 16-të xhirove me 15-të fitore dhe vetëm një humbje, Shkëndija është bindshëm e para me 45 pikë të tubuara, 7-të më shumë se vendi i dytë që mbahet nga Gostivari. Shkëndija mbyll sezonin me 85 gola të realizuar dhe vetëm 6 të pranuar, ndërsa golashënues më i mirë rezulton Çlirim Selimi me 16-të realizime.

FOTO GALERI

Share Now

Related Post