Shkëndija testoi stadiumin ‘Red Bull Arena’

Pas konferencës së regullt për shtyp futbollistët e skuadrës tonë shkelën terrenin e stadiumin ku saktë pas 24 orëve do të zhvillohet ndeshja e parë e raundit të tretë të eliminatoreve të Champions League kundër Red Bull Salzburgut.

Lojtarët dolën në terren me entuziazëm për të kryer seancën e fundit stërvitore në një impiant fantastik para duelit me gjysmëfinalistin e edicionit të fundit të UEFA Europa League.
Ashtu si parasheh rregullorja seanca stërvitore ishte e hapur për mediat vetëm në 15-të minutat e para kur lojtarët kryen ushtrime të lehta dhe nxemjen e nevojshme. Më vonë trajneri zhvilloi pjesën e paraparë tekniko taktike, duke kryer përgatitjet e fundit para sfidës së parë me Red Bull Salzburgun. Si që kemi njoftuar më herët, për lojë do të konkurojnë edhe Gledi Mici, i rikuperuari Besmir Bojku, si dhe i riu Leard Sadriu, ndërsa me ekipin nuk ka udhëtuar Alma Wakili.

➡️ FOTOGALERIA
Skuadra kuqezi në ‘Red Bull Arena’ dhuroi vibracione pozitive të cilat shpresohet të jenë të pranishme edhe të mërkurën në duelin e parë përballë kampionëve të Austrisë. Vendasit njoftojnë se kur kanë mbetur edhe 24 orë deri në fillimin e ndeshjes janë shitur rreth 7-8 mijë bileta, ndërsa shitja vazhdon dhe tifozët që do të mbështesin Shkëndijën preferohet të blejnë bileta për sektorin e tribunës A01.

 

Ndeshja Red Bull Salzburg-Shkëndija luhet të mërkurën në ‘Red Bull Arena’ me fillim në orën 19:00.

Share Now

Related Post