Shkëndija solidarizohet me familjet e përmbytura në rajonin e Shkupit

No image

Klubi i futbollit Shkëndija solidarizohet me familjet e përmbytura nga vërshimet në rajonin e Shkupit.

Me iniciativë të z. Lazim Destanit dhe kryesisë së KF Shkëndija është vendosur që të gjitha të ardhurat nga shitja e biletave në ndeshjen e xhiros së parë të sezonit të ri në LPFM ndërmjet Shkëndijës dhe Sileksit të destinohen për ndihma emergjente të familjeve të goditura nga vërshimet në rajonin e Shkupit. Me këtë rast informohen të gjithë tifozët, sportdashësit dhe bamirësit, që përmes pjesëmarrjes sa më masovike në ndeshjen e parë të sezonit të ri të hënën në stadiumin e qytetit në Tetovë të kontribuojnë dhe solidarizohen me vëllezërit tanë nga rajoni i Shkupit, me theks të veçantë në Hasanbeg ku pasojat nga përmbytjet janë më të mëdha.

Informta për efektin e arritur do të jetë transparente edhe pse solidariteti nuk ka çmim material. Ju falemenderojmë paraprakisht për solidarizimin dhe mbështetjen ndaj iniciativës tonë. Ndeshja Shkëndija-Sileksi luhet të hënën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 17:30.

Tags

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.