Shkëndija-Renova të mërkurën në orën 15:00

No image

Derbi lokal i xhiros së 8-të në LPMF ndërmjet Shkëndijës dhe Renovës do të zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 15:00. Shkëndija kërkon fitore, ndërsa beson në mbështetje të madhe nga tribunat.

1

Shkëndija të mërkurën në kuadër të xhiros së 8-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë do të përballet me Renovën e Xhepçishtit, në derbin lokal të Tetovës dhe të këtij raundi të elitës vendore. Pas dy fitoreve me Rabotniçin në Kupë dhe kampionat, si dhe paraparakisht triumfit me Makedonija Gj.P. skuadra duket se po gjen rritmin e duhur dhe tani kërkon vazhdimësi të rezultateve pozitive për të mbajtur hapin me rivalët për kreun e tabelës.

4
Pas ndeshjes së fundit të shtunën me Rabotniçkin të fituar 1:3, stafi teknik ka punuar në rikuperim të forcës së futbollistëve, që lënë pas një orar shumë të ngjeshur, ndërsa menjëherë në mesjavë kanë tjetër ndeshje kampionale. Gjithsesi ajo që gëzon është se forma e ekipit shkon në ngritje e sipër dhe pretendimet janë që të vazhdohet me fitore edhe pas kësaj xhiroje.
Përballja Shkëndija-Renova luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 15:00.

GALLERY