Shkëndija organizon kampin Coerver Coaching

Prej 10 deri më 12 maj KF Shkëndija do të jetë nikoqire për organizimin e kampit të një prej shkollave më prestigjioze në botë për edukimin dhe trajnimin e trajnerëve dhe futbollistëve të moshave të reja.

Federata e futbollit të Maqedonisë i ka ndarë KF Shkëndija organizimin e “Coerver Coaching Camp” që do të zhvillohet në Tetovë nga e mërkura deri të premten. Qëllimi i këtij eventi tre ditor është edukimi dhe trajnimi i trajnerëve të Shkëndijës si organizatore, si dhe klubeve të rajonit si Renova, Teteksi dhe Gostivari me rrethinë. Kampi tre ditor do të përmbajë 6 seanca praktike dhe 6 teorike. Në ditën e parë në pjesën praktike te tereni me bar sintetik pranë Qendrës Sportive në Tetovë me instruksione të instruktorëve të “Corever Coaching Camp” do të demonstrojnë trajnerët e grupmoshave të KF Shkëndija. Pjesa teorike do të përmbaje ligjerata të anëtarëve të “Corever Coaching Camp”. Ditën e dytë dhe të tretë do të punojnë nxënësit e grupomshave të reja të Shkëndijës nën urdhërat e instruktorëve të “Corever Coaching Camp”.
KF Shkëndija vlerëson nderë dhe respekt mundësinë për organizimin e një kampi të këtillë që do të ndikojë në ngritjen, zhvillimin dhe edukimin profesional edhe më të madh të trajnerëve që punojnë me grupmoshat e Akademisë për të Rinjë në KF Shkëndija.
Me këtë rast KF Shkëndija fton gjithë të interesuarit dhe mediat të shfrytëzojnë rastin për të ndjekur këtë event që do të mbahet në qytetin e Tetovës.

Share Now

Related Post