Shkëndija organizon kamp stërvitor

No image

Dy ditë pasi ekipi i parë ka shkuar në pushim dimëror, stafi teknik ka vazhduar aktivitetet duke organizuar kamp stërvitor në të cilin do të testohen më shumë futbollistë të rinjë. Të martën dhe të enjten në terenin me bar sintetik te Qendra Sportive futbollistët do të zhvillojnë ndeshje testuese mes veti.
Prej sot (e shtunë) deri më 16-të dhjetor (e premte) stafi teknik i Shkëndijës do të realizojë kampin stërvitor përmes së cilit do të testohen më shumë futbollistë të rinjë. Pasi ekipi i parë shkoi në pushim dimëror, kryesia në bashkëpunim me stafin teknik kanë vendosur që të vazhdojnë aktivitetet dhe përmes këtij kampi stërvitor të grumbullojnë më shumë futbollistë që pretendojnë të imponohen me talentin e tyre.

4

 

Në këtë kamp përfshihen futbollistë të rinjë nga shkolla e futbollit, lojtarë të rinjë të Shkëndijës që kanë luajtur si huazim në ekipe tjera, si dhe futbollistë që ofrohen nga menaxherë dhe klube të ndryshme. Qëllimi është që secilit t’i jepet mundësia që të tregojë vlerat dhe më pas stafi teknik në bashkëpunim me kryesia.

3

2

Kampi ka startuar prej sot (e shtunë) dhe do të zgjasë deri të premten. Çdo ditë futbollistët e përfshirë do të kenë seanca stërvitore, ndërsa të martën dhe të enjten nga ora 14:00 futbollistët do të zhvillojnë ndeshje testuese.