Shkëndija në pushim si lider falë serisë pozitive

Pas përfundimit të ndeshjeve zyrtare për vitin 2018, futbollistët kuqezi kanë shkuar në pushim të merituar.

Forma e shfaqur nga kuqezinjtë në muajt tetor dhe nëntor ishin vendimtarë që Shkëndija të bënte diferencën në kreun e tabelës. Seria prej 7-të fitoreve rresht bëri kuqezinjtë liderë të renditjes dhe negativa prej shtatë pikëve është shndëruar në plus pesë pikë me të cilat Shkëndija shkoi në pauzën dimërore. Kjo është hera e tretë në histori që Shkëndija dimëron në pozitën e parë, ndërsa ky është paralajmërim pozitiv nëse shikojmë statistikat që thonë se në dy herët paraprake kuqezinjtë në fund të sezonit fitonin titullin e kampionit (2011 dhe 2018).

Pas përfundimit të ndeshjeve zyrtare për vitin 2018, futbollistët kuqezi kanë shkuar në pushim të merituar. Me darkë të përbashkët të futbollistëve, stafit teknik, menaxhmentit, trajnerëve të grupmoshave dhe të gjithë të të punësuarëve në klub, familja kuqezi ka shënuar fundin e aktiviteteve për vitin që jemi duke e përcjellur. Pas sezonit të kaluar historik kur Shkëndija fitoi titullin e kampionit dhe Kupën, si dhe paraqitjes në Evropë ku për të tretin vit rresht ekipi arriti në play-off të UEFA Europa League, skuadra shkon në pushim si lidere e tabelës me direkcion të qartë për mbrojtje të titullit kampion. Stafi teknik u ka dhënë futbollistëve pushim deri më 4 janar, kur është paraparë grumbullimi i parë në vitin 2019 dhe starti i përgatitjeve dimërore.

Share Now

Related Post