Shkëndija në ‘Globe Soccer Awards 2015′

Të dielën në Dubai u zhvillua edicioni i rradhës së ‘Globe Soccer Awards 2015′ ku u dhanë çmimet për të mirët në vitin që lëmë pas. Për herë të parë në këtë eveniment me përfaqësues të saj mori pjesë KF Shkëndija, për të nderuar përzgjedhjen e Fali Ramadanit në mesin e Top 5 menaxherëve më të mirë në botë.

KF Shkëndija të dielën me përfaqësues të saj ka qëndëruar në Dubai, si pjesë e evenimentit të rëndësishëm botëror ‘Globe Soccer Awards’. Përzgjedhja e Fali Ramadanit në mesin e pesë menaxherëve më të mirë në botë ishte arsyeja që ‘kuqezinjtë’ morën pjesë në këtë organizim të ndarjes së çmimeve për më të mirët e futbollit botëror në vitin 2015. Menaxheri sportiv i Shkëndijës, Ibrahim Ramadani dhe Zyra për Marrëdhënie me Publik të KF Shkëndija ndoqën nga afër këtë eveniment, duke futur kështu emrin e klubit në mesin e më të mirëve të globit dhe ekipeve të mëdha si Barcelona, Benfika, Juventus, Inter e kështu me rradhë.

212

Me këtë rast u zhvilluan takime të shumta, ndërsa menaxheri për sport Ibrahim Ramadani përveç që ndau përvoja me përfaqësues të klubeve më të njohura në botë, në shenjë respekti dhuroi nga një fanellë të KF Shkëndija për presidentin e Barcelonës, Josep Bartomeu, fituesin e çmimit ‘Menaxher më i mirë për vitin 2015′ Jorge Mendes, i njohur si menaxher i Kristiano Ronaldos dhe Hose Murinjos, menaxherit turk Amet Bullut, gjithashtu pjesë e top 5 më të mirëve në këtë event, ndërsa një fanellë me emrin Fali Ramadani u dha për menaxherin shqiptar me famë botërore, si vlerësim modest për sukseset dhe përfshirjen e tij në mesin e top 5 më të mirëve.

112

Në eventin ‘Globe Soccer Awards 2015′ u dhanë çmimet për më të mirët në vitin që lëmë pas ku futbollisti më i mirë u zgjodh Lionel Mesi, klubi më i mirë Barcelona, trajneri i vitit seleksionuesi i Belgjikës, Mark Vilmots, Jorge Mendes u shpall ‘Menaxheri më i mirë i vitit’, klubi më i mirë në botë u zgjodh Barcelona, Benfika mori çmimin për Akademinë më të mirë të vitit, Josep Maria Bartomeu i Barcelonës ishte ‘Presidenti më i mirë i vitit’, ndërsa u ndanë edhe çmime tjera për gjithë ata që me sukseset e tyre lanë gjurmë në 12-të muajt e kaluar.

messi

121

141

131

Ibro-Mendesh

102

43

93

72303

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.