Shkëndija ndahet me tre futbollistë

No image

Vujçiç, Çelikoviç dhe Avdyli me marrëveshje të dyanshme me kryesinë e klubit kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin dhe nuk janë më pjesë e Shkëndijës.

KF Shkëndija konfirmon ndërperjen e marrëveshjeve të punës me tre futbollistë. Mesfushori Stefan Vujçiç, portieri Ilir Avdyli dhe mbrojtësi Ivan Çelikoviç nuk janë më pjesë e klubit, pasi në bisedime për kryesinë kanë vendosur që në këtë moment ndarja është në interes të dy palëve.

KF Shkëndija falënderon futbollistët në fjalë për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke u dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen.

Share Now

Related Post