Shkëndija ndahet me Shqiprim Taipin

No image

Kuqezinjtë dhe mesfushori 21 vjeçar nga Tërnoci i Preshevës me marrëveshje të dyanshme kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Mesfushori Shqiprim Taipi prej sot nuk është futbollist i Shkëndijës. Pas bisedimeve ndërmjet kryesisë dhe lojtarit është vendosur se ndarja në këtë moment është zgjidhja më e mirë për të dyja palët, duke llogaritur dëshirën e Taipit për të patur më shumë hapsira për lojë. Shqiprim Taipi te Shkëndija erdhi në moshë shumë të re dhe si lojtar premtues përveç paraqitjeve me kuqezinjtë në kampionat, Kupë dhe Evropë, luajti si huazim te Horizont Turnova, Shkupi dhe Prishtina. Konkurenca e madhe në formacionin e trajnerit Qatip Osmani ka kufizuar hapsirat për Taipin dhe kryesia e klubit nuk bëhet pengesë që preshevari të kërkojë fatin në tjetër skuadër.
KF Shkëndija falënderon Shqiprim Taipin për kontributin e dhënë në fanellën kuqezi, duke i dëshiruar çdo të mirë në të ardhmen.