Shkëndija ndahet me Olsi Teqja

No image

Mbrojtësi nga Tirana nuk do të jetë pjesë e Shkëndijës sezonin e ardhshëm, pasi me përfundimin e sezonit skadoi kontrata që e lidhte me kuqezinjtë.

 

Olsi Teqja nuk është më futbollist i Shkëndijës. Mbrojtësi 29-të vjeçar kishte kontratë njëvjeçare e cila skadoi me përfundimin e sezonit 2017/2018. Pas bisedimeve me kryesinë është sjellë vendimi se në këtë moment ndarja është në interes të dy palëve.

KF Shkëndija me këtë rast falemenderon Olsin për kontributin e dhënë gjatë sezonit historik kur ekipi fitoi trofetë në kampionat dhe Kupë, duke i dëshiruar shëndet dhe shumë suksese në të ardhmen.