Shkëndija ndahet me Bojan Vruçina-n

Sulmuesi kroat dhe drejtuesit e klubit kanë ndërprerë para kohe kontratën që skadonte në fund të këtij sezoni. Ndarja erdhi për shkak të hapsirave të pakta për të luajtur që 31 vjeçari kishte kohëve të fundit.

Bojan Vruçina nuk është më pjesë e Shkëndijës. Sulmuesi 31 vjeçar dhe drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje të dyanshme për ndërprerje të parakohëshme të bashkëpunimit. Kroati kishte kontratë deri në fund të këtij sezoni, mirëpo për shkak të hapsirave të pakta që gjente për të luajtur, është vendosur që për momentin ndarja është zgjidhje më e mirë për të dyja palët. Bojan Vruçina erdhi në Shkëndijë në janar të vitit 2014, ndërsa largohet pas dy viteve të kaluara në fanellën ‘kuqezi’.
KF Shkëndija me këtë rast falënderon Vruçinën për kontributin e dhënë gjatë qëndrimit në Tetovë, duke i dëshiruar shumë shëndet dhe suksese në të ardhmen.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.