Shkëndija me sukses përmbyll kampin “Coerver Coaching” në Tetovë

No image

Pas tre ditë aktivitete të ngjeshura me kombinim të ligjeratave teorike dhe punës praktike në teren, sot është mbyllur kampi “Coerver Coaching”, një prej shkollave më prestigjioze në botë për edukimin dhe trajnimin e trajnerëve dhe futbollistëve të moshave të reja.

Shkëndija përmbyll me sukses organizimin e “Coerver Coaching Camp” në të cilin mbi 45 trajnerë nga rajoni i Tetovës dhe Gostivarit kanë ndjekur ligjeratat teorike dhe ndërkohë kanë perofrmuar në pjesën praktike. Eventi tre ditor i një prej shkollave më prestigjioze në botë kishte për qëllim edukimin dhe trajnimin e trajnerëve të Shkëndijës si organizatore, si dhe klubeve të rajonit si Renova, Teteksi dhe Gostivari me rrethinë.

Pas tre ditëve punë, ku u realizuan gjithsej 12-të seanca, të ndara nga 6-të në teorike dhe praktike, pjesëmarrësit u ndanë të kënaqur me rrjedhën dhe përvojat e ndara bashkarisht ndërmjet trajnerëve dhe instruktorëve të “Coerver Coaching Camp”. Ky ishte kampi i tretë i kësaj shkolle në vendin tonë, pasojnë edhe disa kampe në qytete tjera të Maqedonisë, ndërsa pas atij përfundimtarit në Shkup, gjithë trajnerët pjesëmarrës do të pajisen me diploma të “Coerver Coaching Camp”.

KF Shkëndija ishte e nderuar që pati mundësinë të jetë mikëpritëse dhe organizatore jo vetëm e kampit, por edhe gjithë trajnerëve pjesëmarrës, të cilët kishin mundësinë e fitimit të një përvoje dhe këndvështrimi shtesë të futbollit në drejtim të punës me kategoritë e reja.