Shkëndija me Bubën pret Bregallnicën

No image

Pas gjashtë muaj e gjysmë pauzë shkaku i lëndimit, Ferhan Hasani përfshihet në listën e trajnerit Akrapoviq për ndeshjen e të shtunës me Bregallnicën në Tetovë, ndërsa para ndeshjes do të vendoset nëse atij do i jepen pak minuta për të luajtur. Shkëndija kërkon fitore për të rikthyer vetëbesimin para sfidave të fundit kampionale dhe finales së Kupës.

 1

Shkëndija kërkon të shikojë përpara për të vërtetuar se klubet e mëdha dijnë të rikthehen në momentet e duhura dhe reagojnë pozitivisht pas çdo dështimit. Humbja me Vardarin javën e shkuar distancoi skuadrën nga lufta për titull ku shanset tani janë shumë më të vogla, mirëpo Shkëndija pretendon të fitojë çdo ndeshje deri në fund të sezonit, për më shumë kur merret parasysh fakti se më 16 maj skuadrën e pret finalja e Kupës me Rabotniçkin. ‘Kuqezinjtë’ në kuadër të xhiros së tretë të play-offit presin Bregallnicën, me ambicien e vetme, fitoren.

juffo-deklarat1

“Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne për të rikthyer vetëbesimin. Bregallnica është skuadër shumë e mirë, unë i respektoj, por për ne është e rëndësishme të fitojmë këtë ndeshje. Ne duhet të fitojmë për të rikthyer vetëbesimin për finalen e Kupës. Prandaj është shumë e rëndësishme të fitojmë dhe të jemi të fortë për finalen e Kupës”, deklaroi mesfushori brazilian Viktor Nildo Juffo.

2

Lajmi pozitiv vjen nga ekipi mjekësor, që jep leje Hasani të ushtrojë me intenzitet maksimal, pasi ka përfunduar me sukses rikuperimi. Kapiteni këputi ligamentet tetorin e vitit të kaluar në sfidën Maqedoni-Ukrainë, ndërsa pas 6-të muaj e gjysë rikthehet plotësisht i shëndoshë, me forcën fizike që duhet ta kompensojë ngadalë periudhën që pason. Buba është përfshirë në mesin e 20-të futbollistëve për ndeshjen me Bregallnicën, ndërsa para fillimit të takimit do të vendoset nëse kapitenit do t’i jepen pak minuta për të shënuar zyrtarisht rikthimin në fushat e blerta. Me Hasanin e shëndoshë përfundimisht Shkëndija mund të llogarisë në gjithë potencialin e saj dhe stafi teknik ka në disponim të gjithë futbollistët, ndërsa nga 20-të futbollistët e grumbulluar dy duhet të mbeten jashta procesverbalit zyrtar ku ka vend për 18-të lojtarë.

Ndeshja Shkëndija-Bregallnica luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:00.

Lista e 20-të futbollistëve të grumbulluar për takimin me Bregallnicën:

<>Kostandin Zahov, Marko Jovanovski, Bllagoja Todorovski, Egzon Bejtullai, Ardian Cuculi, Karlinjo Rech, Alem Merajiq, Stefan Vujçiq, Besir Demiri, Ennur Totre, Ervin Jusufoviq, Besart Ibraimi, Marjan Radeski, Shpend Asani, Viktor Juffo, Stenio Zhunior, Artim Pollozhani, Armend Alimi, Nderim Nexhipi dhe Ferhan Hasani.​

 

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.