Shkëndija kundër Kit Go në 1/8 e Kupës

No image

Kuqezinjtë do të përballen dy herë me skuadrën Kit Go në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë. Takimi i parë luhet më 19 shtator në Tetovë, ndërsa ndeshja e kthimit pas tre javëve në Pehçevë.

Sot në hapsirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë u hodh shorti për dyshet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë. Shkëndija për kundërshtarë do të ketë skuadrën e Kit Go nga Peheçeva qw garon nw Ligwn e Dytw – Lindje, ndaj të cilëve do të kërkohet kualifikimi në çerekfinale. Përballjet e para të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë janë caktuar për datën 19 shtator, kur kuqezinjtë do të jenë vendas të Kit Go, ndërsa ndeshjet e kthimit do të luhen tre javë më vonë në Pehçevë.