Shkëndija kthehet në Tetovë, të dielën miqësore me Vllazërimin

No image

Ekipi të mërkurën është kthyer në Tetovë dhe futbollistët deri të premten janë të lirë. Të shtunën vazhdojnë përgatitjet në Tetovë, ndërsa të dielën në Veles do të luhet ndeshje kontrolluese me Vllazërimin e Kërçovës. Shkëndija përfundimsht në pranverë do të jetë ‘vendase’ në Veles.

61

Ka përfunduar faza përgatitore e Shkëndijës në Antalia të Turqisë. Ekipi të mërkurën ka udhëtuar drejt Tetovës, ku do të presë fillimin e gjysmësezonit pranveror. Pas stërvitjeve intenzive dhe 6 ndeshjeve kontrolluese në periudhën e kaluar, stafi teknik ka lënë të lirë futbollistët deri të premten, ndërsa të shtunën në ora 14:00 në terenin me bar sintetik në Qendrën Sportive në Tetovë vazhdojnë seancat stërvitore.

12

51

Ndërkohë, një javë para vazhdimit të garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ekipi do të zhvillojë provën gjenerale me Vllazërimin e Kërçovës. Ndeshja e fundit (e shtata në këto përgatitje) kontrolluese do të luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Veles, me fillim në orën 14:00. Lokacioni i zhvillimit të kësaj përballje është zgjedhur qëllimisht, duke ditur se pikërisht kjo fushë do të jetë vendi ku Shkëndija në pranverë do të luajë ndeshjet në cilësi të vendasit, gjithnjë duke patur parasysh terenin e mirë (bar sintetik) që në vjeshtë jo rrallë herë ka penalizuar ekipin në takimet si nikoqir. Ndeshjet kontrolluese në Ohër (në teren me bar sintetik) dhe ato në Antalia (fusha shumë të përshtatshme) kanë konfirmuar edhe një herë se ekipi ka nevojë për teren adekuat në të cilin mund të nxjerë në pah cilësinë për të zhvilluar lojën që pritet. Kështu, deri në përgatitjen e stadiumit të Qytetit në Tetovë, Shkëndija si vendase do të luajë në Veles.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.