Shkëndija kompleton angazhimin e Bruno Dita-s

No image

Mesfushori bashkohet me kuqezinjtë dhe firmos kontratë dy vjeçare.

KF Shkëndija ka kompletuar transferimin e mesfushorit Bruno Dita që vjen nga rradhët e ish-kampionëve të Shqipërisë, Skënderbeu.

Mesfushori defanziv 27 vjeçarë ishte pjesë e skuadrës së Skënderbeut në një prej sezonet me të suksesshme të klubit që në sezonin garues 2017/2018 fituan titullin kampion, Kupën dhe Super Kupën e Shqipërisë, ndërsa për herë të dytë në historinë e korçarëve luajtën në fazën e grupeve të UEFA Europa League.

Bruno Dita, i cili te Shkëndija do të veshë fanellën me numër 19, ka firmosur kontratë dy vjeçare me kuqezinjtë dhe kjo do të jetë hera e parë që luan jashta Shqipërisë, pasi deri tani ka luajtur te Dinamo Tirana, Besa Kavajë, Teuta Durrës dhe Skënderbeu Korçë.

Share Now

Related Post