Shkëndija kërkon vetëm fitore

No image

Skuadra pretendon të rikthehet të fitojë, pas barazimit të së dielës me Vardarin në Shkup. Ekipi kërkon tre pikë përballë Rabotniçkit të mërkurën në Tetovë, për të nisur një seri të re fitoresh në synimet drejt titullit të kampionit. Biletat kanë dalë në shitje dhe mund të sigurohen edhe te Fan Shopi i klubit në qendër të qytetit.

 19042016-shke-rab_pre (3)

S’ka hapsirë për pushim për Shkëndijën, që të mërkurën ka sfidë të re para vetes. Xhiroja e parë e play-offit dhe e 28-ta e sezonit sjell në Tetovë Rabotniçkin e Shkupit në një duel që gjithmonë ka qenë sfidues. ‘Kuqezinjtë’ të dielën për herë të parë në këtë pranverë nuk fituan dhe tani synohet të niset seri e re e triumfeve që do të zgjaste deri xhiron e fundit. Kjo matematikë Shkëndijën e nxjer kampione dhe pikërisht ky është synimi i të gjithëve në skuadër. Ndërkohë kundërshtari i rradhës Rabotniçki, do të jetë rival i Shkëndijës edhe në finalen e Kupës, në garën e dytë ku diskutohet trofeu.

19042016-shke-rab_pre (6)

“Mirë si në çdo ndeshje ashtu edhe tani Shkëndija patjetër të shkojë në fitore deri në vetë fundin e garave. E dijmë se Rabotniçki vërtet është një kundërshtar i mirë, e dijmë se duan të luajnë dhe luajnë futboll të mirë, ashtu do të jetë edhe në Tetovë në këtë teren të mirë. Mirëpo megjithatë, do të them sërish se Shkëndija patjetër të fitojë në këtë ndeshje nëse duam të jemi në luftë për vendin e parë. Normal me fitore me atmosferë më të mirë do të shkonim në transfertën e të dielës me Vardarin”, shprehet Bllagoja Todorovski, i cili thëret tifozët të qëndrojnë unik në këtë periudhë të rëndësishme. “Asgjë, të vijnë në numër sa më të madh sikur kanë qenë deri tani, të na mbështesin këto pesë ndeshje deri në fund dhe normal të festojmë në fund si që ishte para ca ditëve në kafenetë në Tetovë”, përfundon Todorovski.

19042016-shke-rab_pre (7)

Pas përballjes të së dielës, ekipi është rikuperuar në kohë dhe tani gjithë përqëndrimi është kah sfida me Rabotniçkin. Të gjithë futbollistët janë të gatshëm dhe stafi teknik mund të zgjedh  formacionin ideal (mungesa e vetme kapiteni Hasani) që do të kërkojë suksesin e rradhës.

Ndeshja Shkëndija-Rabotniçki luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 16:00, ndërsa biletat tani më janë në shitje dhe mund të sigurohen edhe në Fan Shopin zyrtar të klubit në qendër të qytetit.

19042016-shke-rab_pre (1)

 

Lista e 19-të futbollistëve të grumbulluar për takimin me Rabotniçkin:

Kostandin Zahov, Marko Jovanovski, Bllagoja Todorovski, Egzon Bejtullai, Ardian Cuculi, Karlinjo Rech, Alem Merajiq, Stefan Vujçiq, Besir Demiri, Ennur Totre, Ervin Jusufoviq, Besart Ibraimi, Marjan Radeski, Shpend Asani, Viktor Juffo, Stenio Zhunior, Artim Pollozhani, Armend Alimi, Nderim Nexhipi.

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.