Shkëndija jep 6 reprezentues në pauzën ndërkombëtare

No image

Kuqezinjtë Musliu dhe Bejtullai do të jenë pjesë e Maqedonisë në takimet e Ligës së Kombëve. Totre, Imeri, Sadriu dhe Luma gjithashtu grumbullohen me përfaqësueset respektive të moshave për ndeshjet e muajit tetor.

Pauza ndërkombëtare e kampionatit për zhvillimin e ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese gjen të angazhuar sërish më shumë futbollistë të Shkëndijës. Gjithsej janë gjashtë kuqezinjë që do të angazhohen me përfaqësueset respektive të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Kosovës.
Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy përballjet e rradhës në kuadër të Ligës së Kombeve dhe në të njejtën sërish gjenden dy mbrojtësit e Shkëndijës. Visar Musliu dhe Egzon Bejtullai marrin ftesë për sfidat e tetorit, pasi ishin bashkë në ndeshjet paraprake me Gjibraltarin dhe Armeninë të zhvilluara në muajin shtator. Përfaqësuesja e Maqedonisë më 13 tetor në Shkup përballet me Lihtenshtajnin, ndërsa katër ditë më vonë (16 tetor) luhet transferta me Armeninë.

Mesfushori Ennur Totre do të jetë me pjesë e Maqedonisë U21 për dy takimet eliminatore. Shpresat e vendit më 12 tetor në qytetin Tulla luajnë transfertën me Rusinë U21, ndërsa katër ditë më vonë (16 tetor) në Shkup pason përballja me Gjibraltarin U21.

Shqipëria U21 kësaj here llogarit në Omar Imerin për dy ndeshjet e rradhës në kualifikimet për Kampionatin Europian për të rinjë. Shqipëria U21 më 11 tetor luan si vendase me Spanjën U21, ndërsa pesë ditë më vonë (16 tetor) pason transferta me Estoninë U21.

Leard Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses U19 të Kosovës me të cilët do të luajë në raundin kualifikues në Hungari ku në formë turneu do të zhvillohen tre ndeshje (Austria-Kosova 10 tetorë, Hungaria-Kosova 13 tetorë dhe Kosova-Slovenia 16 tetorë).

Ndërkohë Ensar Luma do të jetë pjesë e Maqedonisë U18 në dy miqësoret me Poloninë më 11 tetor dhe Anglinë më 16 tetor. ​