Shkëndija hyn në fazën kryesore të garës për titujt

‘Kuqezinjtë’ të hënën përballen me Renovën në Kërçovë në kërkim të pikëve me të cilat do të kapnin pozitën e parë në renditje, ndërsa të enjten takohen me Vardarin në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kupës. Pikërisht në këtë fazë mbështetja e publikut do të jetë shumë e rëndësishme.

Shkëndija kërkon titujt në futbollin vendor dhe përcaktimi i vendosur që në fillim të sezonit mbetet i pandryshuar, përkundër faktit se ekipi gjithë kohën luan në kushte të pabarabarta me rivalët. ‘Kuqezinjtë’ gjithë kohën luajnë jashta Tetovës për shkak të punimeve që zhvillohen në terenin e stadiumit të qytetit, ndërsa edhe fati i keq me lëndime të rënda të disa futbollistëve ka penalizuar skuadrën.

Mirëpo Shkëndija vazhdon të ndjek synimet e vendosura dhe në këtë periudhë hyn në një fazë shumë të rëndësishme në luftën për kreun e tabelës dhe Kupën e Maqedonisë.

Grupi

Me humbjen e rivalit kryesor në xhiron e 15-të, Shkëndija ka nevojë për fitore kundër Renovës në takimin e shtyrë për shkak të të reshurave të shiut, për tu barazuar me pikë në krye të tabelës. Ndeshja është vendosur të zhvillohet të hënën në stadiumin e qytetit në Kërçovë në orën 13:00 dhe ‘kuqezinjtë’ pretendojnë të sulmojnë fuqishëm fitoren dhe rikthimin e pozitës së liderit.

Në këtë drejtim shumë me rëndësi është mbështetja e publikut, që duhet të qëndrojë pranë skuadrës në këto ndeshje vendimtare. Edhe pse është e hënë dhe shumica do të kenë angazhime në punë, si dhe nxënësit do të jenë në shkollë, shpresohet që të gjithë do të bëjnë në sforco që së bashku me publikun kërçovar të mbushin sa më shumë tribunat për të përkrahur ekipin drejt sukseseve të reja.

E njëjta vlen edhe për takimin e të enjtes me Vardarin në kuadër të Kupës, ku përveç kualitetit të lojtarëve, rivali duhet të ndjejë ‘dridhjet’ edhe nga tribunat. ‘Ballistët’ gjithmonë kanë dëshmuar se janë pranë ekipit dhe pritet që në këtë periudhë të rëndësishme të performojnë sërisht në nivelin e pritur, me një fanatizëm dhe kulturë të lartë të tregojnë se me të drejtë llogariten ‘lojtari i 12-të’ i ekipit.

Sipas gjitha planeve dinamike dhe premimeve të autoriteteve përgjegjëse, stadiumi duhej të ishte në funksion më së voni në mes të nëntorit, mirëpo punët e vonuara dhe mbikqyrja joefikase do na lënë edhe disa muaj të bredhim lartë poshtë pa publikun tonë të dashur, që paraqet forcën më specifike të ekipit ‘kuqezi’. Në këto kushte s’na mbetet gjë tjetër përpos të mirëkuptohemi dhe mirëorganizohemi që edhe në këto rrethana të japim mbështetjen më të mirë të mundshme për klubin tonë të përbashkët në tetnimin për të realizuar ambiciet.

Prandaj ju mirëpresim!

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.