Shkëndija fiton kampionen e Bjellorusisë, BATE-n

No image

Skuadra ka shënuar fitore 2:1 në takimin kontrollues me BATE Borisovin e Bjellorusisë, kampion i shumfishtë i vendit dhe pjesëmarrës disa herë në grupet e Ligës së Kampionëve. Pjesën e parë avansuan bjellorusët, ndërsa në të dytën Radeski dhe Pollozhani sollën përmbysje. Edhe pse miqësore, vlen të ceket kjo është fitorja e parë e një ekipi nga Maqedonia përballë BATE-s, pasi kundër tyre kanë luajtur Vardari dhe Makedonija Gj.P.

3112016-12

kp

Vazhdon seria pozitive e Shkëdijës në ndeshjet kontrolluese, pasi sot ka shënuar fitore 2:1 përballë kampiones së Bjellorusisë, BATE Borisov. Ekipi në testin më të fortë deri tani tregoi karakter dhe arriti përmbysje përballë rivalit shumë kualitativ.

Cucui

3112016-5

Ndeshja nisi me kanosjen e Radeskit, ndërsa BATE shpejtë morri posedimin e topit dhe tentonte të tregojë autoritet në teren. Shkëndija mbrohej mirë, dukej e vendosur saktë në teren dhe me kundërsulme të shpejta disa herë u kanos të avansojë. Pasi u humbën disa raste, BATE avansoi në minutën e 19-të kur pas një harkimi nga këndi, Nemanja Milunoviq kërcen më së larti në zonë dhe me kokë shënon në rrjetë të Jovanovskit. Deri në fund të pjesës së parë Shkëndija kishte mundësi të mirë me anë të Radeskit, mirëpo u vonua në reagim dhe lejoi që portieri Soroko të pastrojë rrezikun.

3112016-8

3112016-10

Muri-gjalle

Në pjesën e dytë Shkëndija u shfaq më insistuese dhe sërisht e koncentruar priste rastin për të barazuar. Pas një ore lojë një top i vjedhur në mesfushë vertikalizohet drejt Radeskit, i cili pasi hyn në zonë godet saktë për simetri në rezultat.

3112016-2

3112016-6

Këtu kundërshtari sikur dha shenja nervoze dhe Shkëndija u hodh në kërkim të shfrytëzimit të shansit për të fituar kundërshtarin e madh. Ibraimi dhe Totre nuk shënuan në minutën e 73-të, mirëpo përmirësohet gabimi në të 82-ën kur Pollozhani vjedh një top që arrin te Ibraimi, portieri ndal me faul sulmuesin e Shkëndijës, mirëpo topi arrin te Pollozhani që me qetësi përcjell topin në rrjetën e zbrazët. 2:1 do të ishte rezultati final i takimit, që sjell një fitore të madhe për Shkëndijën në aspekt të ngritjes psikike, pasi nuk duhet të harohet se bëhet fjalë vetëm për ndeshje kontrolluese.

Gol

Në këtë drejtim Shkëndija vazhdon serinë e fitoreve të nisura nga Ohër përballë Pogradecit (4:0) dhe Mlladost C.D. (4:1), ndërsa ditë më parë në Antalia u mund Ordabassy (4:1) nga Kazakistani. Nga katër takime skuadra ka po aq fitore me gol diferencë prej 14-të golave të shënuar dhe vetem 3 të pranuar.

SHKËNDIJA-BATE BORISOV 2:1 (0:1)

Tereni në qendrën sportive Cornelia në Antalia

Golashënues: Radeski 60’ dhe  Pollozhani 82’ (Shkëndija), ndërsa Milunoviq 19’ (BATE).

SHKËNDIJA: Jovanovski, Todorovski, Bejtullai, Cuculi, Demiri (Jusufoviq 58’), Alimi, Vujçiq (Pollozhani 58’), Merajiq, Ibraimi (Shefiti 83’), Nexhipi (Totre 27’), Radeski (Asani 83’).

Trajner: Bruno Akrapoviq

BATE: Soroko, Zhavnerçik (B. Klimoviç 61’ (Mozolevskij 73’)), Pojakov (Gajdyçik 46’), Milunoviq (Dubra 46’), M. Volodjko, Olehnoviç, A. Volodjko (Jablonoskij 46’), Rios, Karanickij, Gordeiçuk (Kac 46’), Klimoviç (Karp 46’).

Trajner: Aleksandr Yermakovich

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.