Shkëndija firmos kontrata profesionale me 4 të rinjë

No image

Shkëndija llogarit seriozisht në futbollistët e dalë nga shkolla e futbollit dhe së fundmi me kontrata profesionale janë shpërblyer Besart Rexhepi, Florent Ramdani, Ensar Luma dhe Zija Merxhani.

KF Shkëndija konfirmon firmosjen e marrëveshjeve profesionale me katër futbollistë të rinjë, të gjithë të ritur në shkollën e futbollit kuqezi. Besart Rexhepi, Florent Ramadani, Ensar Luma dhe Zija Merxhani tashmë kanë statusin e profesionistëve.

 

Mesfushori i talentuar Besart Rexhepi ishte risi e madhe në formacionin kuqezi në fund të sezonit të kaluar, kur debutoi në ekipin e parë dhe zhvilloi disa paraqitje shumë pozitive. Si pasojë kryesia e shpërblen me kontratë tre vjeçare të cilën e ka firmosur sot në zyrat e klubit.

 

Situatë e ngjashme edhe me Florent Ramadanin dhe Ensar Lumën, të cilët bashkë me Rexhepin ishin ndër pikat më të forta të ekipit U19 në fitimin e titullit të kampionit, ndërsa në fund të sezonit kishin minuta edhe me ekipin e parë. Ramadani dhe Luma firmosën kontrata dy vjeçare.

 

Ndërkohë pas disa viteve huazim në skuadra tjera, Zija Merxhani zhvilloi sezon shumë pozitiv me kuqëzinjtë, duke bindur kryesinë dhe stafin teknik për t’i ofruar kontratë të re (1+1 vit) profesionale të cilën e ka zyrtarizuar ditën e sotme.