Shkëndija ekipi ‘fair-play’ në ‘Kupa e Pavarësisë 2016’

No image

 

Skuadra ‘kuqezi’ është shpallur ekipi fair-play në edicionin e 8-të të truneut mbarëkombëtar të futbollit, ‘Kupa Pavarësia 2016’. Shkëndija për shkak të angazhimeve në kampionat  luajti me ekipin e të rinjëve, ndërsa në gjysmëfinale u mund 3:1 nga Kukësi që më vonë fitoi trofeun e ‘Pavarësisë’.

 

Shkëndija është zgjedhur ekipi ‘fair-play’ në edicionin e sivjetshëm të tetin me rradhë në turneun tradicional mbarëkombëtar të futbollit, që tradicionalisht organizohet nga Federata shqiptare e futbollit për nderë të festës së 28-të nëntorit. Në turneun që luhet me sistem italian ku ndeshjet zgjasin vetëm 45 minuta, Shkëndija në gjysmëfinale u mund me rezultat 3:1 nga Kukësi. ‘kuqezinjtë’ avansuan të parët me golin e Ersin Fetahit, ndërsa Kukësi në vazhdim përmbysi gjithçka, duke fituar me golat e shënuar nga Rangel, Dida dhe Greca. Kukësi më vonë fitoi trofeun pasi në finale mundi 2:0 Prishtinën, me këta të fundit që avansuan në finale pas triumfit 1:0 përballë Otrantos nga Ulqini i Malit të Zi.

 

Shkëndija ndeshjen e nisi më këtë formacion: 

Nuhii, Shabani, Loki, Beqiri, Hasani, Fazlagiq, Agushi, Zeqiri, Fetahi, Cilafi dhe Lama.
Trajnerë: Bekim Osmani dhe Elbasan Munishi