Shkëndija do të përballet me Vardarin në ¼ e finales së Kupës

No image

Çerekfinalja e Kupës së Maqedonisë do të përplasë Shkëndijën me Vardarin e Shkupit, dy pretendentët më të mëdhenj për titujt vendor. Ndeshja e parë luhet si ‘vendas’, ndërsa revanshi në fushë të Vardarit.

Sot në zyrat e FFM-së në Shkup është hedhur shorti për dyshet e fazës së çerekfinales së Kupës së Maqedonisë. Shkëndija ka tërhequr Vardarin dhe përmes dy takimeve me konkurentin më të madh do të kërkohet vazhdimi i garave në këtë kompeticion, ku njëjtë si në kampionat edhe këtu kërkohet trofeu.

Terminet e zhvillimit të ndeshjeve do të vërtetohen edhe një herë, por sipas gjithë gjasave takimi i parë në ‘fushë’ të Shkëndijës do të luhet më 25 nëntor në orën 13:00, ndërsa takimi i kthimit duhet të jetë në program më 2 dhjetor në Shkup.

Kujtojmë se trofeu i Kupës së Maqedonisë është i vetmi që mungon në vitrinat e Shkëndijës.