Shkëndija dhe z. Destani urojnë pranimin e Kosovës në UEFA

No image

Pranimi i futbollit kosovar në shtëpinë e futbollit evropian ka gëzuar tejmase të gjithë në taborin e Shkëndijës. Pronari z. Lazim Destani dhe KF Shkëndija përgëzojnë FFK-në për këtë arritje, duke uruar shumë suksese për futbollin e Kosovës në të ardhmen.

Klubi i futbollit Shkëndija me shumë vëmendje ka ndjekur Kongresin e UEFA-së, prej ku ka ardhur lajmi i shumëpritur për pranimin e Kosovës si anëtare fuqiplotë e Shtëpisë së futbollit Evropian. Me këtë rast, pronari i kompanisë ‘Ecolog’ z. Lazim Destani dhe KF Shkëndija dërgojnë urimet më të sinqertë për Federatën e futbollit të Kosovës dhe presidentin, z. Fadil Vokri. Kosova në këtë mënyrë arrin edhe një fitore ndërkombëtare, kësaj radhe në sektorin e ndërkombëtarizimit të futbollit.

Kjo përveç se është një fitore e madhe në procesin e njohjes ndërkombëtare të shtetit të Kosovës, padyshim se është edhe një trampolinë për futbollin kosovar dhe regjional. KF Shkëndija, bashkë me pronarin dhe biznesmenin e përmasave ndërkombëtare, z. Lazim Destani, me shumë entuziazëm dhe perspektivë shikojnë këtë dritare të re për futbollin shqiptar në përgjithësi.

Me këtë rast, z. Destani përmes profilit të tij zyrtar na fejsbuk ka uruar Kosovën dhe FFK-në për këtë arritje:

“Gëzuar të gjithëve!

Është kënaqësi që arritëm ta shikojmë Federatën Kosovare të Futbollit si anëtare të UEFA-s.

Urime Kosovës dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë. Kjo arritje është dhe një gur në kalanë e ndërtimit të shtetësisë së Kosovës. Në mënyrë të veçantë, jua përcjell urimet e mia juve Kryetar i Federatës Kosovare të Futbollit z. Fadil Vokrri, Federatës Kosovare të Futbollit si dhe ju futbollistëve qe do ta përfaqësoni denjësisht Kosovën në arenën e futbollit ndërkombëtar.

Po i presim me padurim emocionet dhe fitoret qe do na i sillni nga fusha e gjelbër. 

Urime Kosovë!”, shkruan z. Lazim Destani.

Shpërndaje

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.