Shkëndija determinon forcat për ndeshjen e rradhës

No image

“Kuqezinjtë”  vijojnë përgatitjet për vazhdimin e kampionatit dhe sfidën e xhiros së 10-të të LPFM-së të shtunën me Vardarin në Shkup.

Pauza dy javore e kampionatit shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese ishte mundësi e mirë për rikuperim pas rritmit të ngjeshur në kampionat dhe Kupë. Pas disa ditëve të lira Shkëndija pauzën kampionale e plotësoi me takimin kontrollues me Shkupin (barazim 1:1), ndërsa tani më ka nisur javën e koncentruar për sfidën e fundjavës kundër Vardarit në Shkup. Ekipi punon me përkushtim maksimal dhe skuadra duket e gatshme për atë që pason, megjithëse këtë periudhë është e pakompletuar shkaku i angazhimeve të Hasanit, Radeskit dhe Totres me ekipet përfaqësuese të Maqedonisë.

Tags

Share Now

About Author

Related Post