Shkëndija bartëse në raundin e tretë nëse kalon HJK Helsinkin

No image

Sot në orën 13:00 në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për dyshet e raundit të tretë të eliminatoreve të UEFA Europa League. Shkëndija që fitoi 3:1 takimin e parë me HJK Helsinkin në kuadër të raundit të dytë, nëse eliminin ekipin nga Finlanda në fazën e ardhshme do të bënte pjesë në grupin e favoritëve.

Kështu para shortit të sotëm në mëngjes janë caktuar grupet me kundërshtarët e mundshëm në raundin e tretë, ndërsa dihen rivalët eventual. Në Shkëndija kalon më tej, pë rival mund të ketë fituesit e dueleve: Norrköping (Suedi) – Trakai (Lituani), Gabala (Azerbajxhan) – Jagiellonia Białystok (Poloni), Slovan Bratislava (Sllovaki) – Lyngby (Danimarkë), Sturm Graz (Austri) – Mladost Podgorica (Mali i Zi), Osijek (Kroaci) – Luzern (Zvicër).