Shkëndija B në ‘Kupa Pavarësia 2015′

No image

Sot në orën 12:00 Shkëndija përballet me Otrant nga Mali i Zi, ndërsa me fitore eventuale në orën 14:00 në finale do të diskutojë trofeun me fituesin e takimit Feronikeli-Partizani. Ky është edicioni i 7-të, ndërsa për herë të parë ky turne do të luhet në Durrës.

Shkëndija tani më në mënyrë tradicionale është pjesë e turneut mbarëkombëtar ‘Kupa Pavarësia’, që organizohet nga Federata shqiptare e futbollit me rastin e festës kombëtare 28 Nëntorit. Duke patur parasysh angazhimet e ekipit në Kupë dhe kampionat, ku pasojnë sfida të rëndësishme, ‘kuqezinjtë’ në edicionin e sivjetshëm të këtij turneu kanë udhëtuar me ekipin B. Në drejtim të përfshirjes së shqiptarëve nga të gjitha trojet, përveç Shkëndijës që prezanton shqiptarët e Maqedoniaë pjesëmarës në ‘Kupa Pavarësia 2015′ janë edhe Otrant nga Mali i Zi, Feronikeli i Kosovës dhe Partizani i Tiranës që me ekipin B prezanton Shqipërinë.

1

Ky vit ka pësuar ca ndryshime për dallim nga e kaluara, pasi për herë të parë turneu zhvillohet në qytetin e Durrësit. 6 vitet paraprake rregullisht luhej në Vlorë, me një simbolikë domethënëse që pasqyron ky qytet me datën dhe qëllimin e organizimit të turneut. Mirëpo KF Flamurtari ka refuauzar të luajë por edhe të vë në dispozicion stadiumin për organizmin e edicionit të sivjetshëm, duke detyruar drejtuesit e FSHF-së për reagim ekspres dhe transferim të evenimentit në qytetin e Durrësit ku gatiahmëri për organizim ka treguar skuadra e Teutës. Ndërkohë vendin e lënë bosh nga Flamurtari e ka plotësuar Partizani i Tiranës, që gjithashtu për shkak të sfidave kampionale do të paraqitet me ekipin B.

2

Në shortin e ditës së premte në prani të figurave të rëndësishme të futbollit shqiptar, përfshi edhe kreun e Federatës së futbollit të Kosovës, z. Fadil Vokri, është përcaktuar turneu të nisë (sot 28.11.2015) me sfidën Otrant-Shkëndija në orën 12:00, ndërsa më pas luhet dueli Feronikeli-Partizani. Fituesit në finale do të diskutojnë trofeun e ‘Kupa Pavarësia 2015′. Si zakonisht garat zhvillohen me sistemin italian nga 45 minuta. Shkëndija deri tani ka marrë pjesë në 5 edicione, ndërsa do të mbahet mend si fituese e turneut në vitin jubilar, 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.

Shkëndija do të përfaqësohet me këta futbollistë:

Besir Nuhii, Burim Havziu, Faton Abazi, Ard Kasami, Ylber Beqiri, Egzon Sejfullai, Lorin Limani, Riad Agushi, Burim Kurti, Shefit Shefiti, Blend Xhemaili, Agon Husejni, Elvir Beqiri, Arbin Zejnullai, Enis Fazllagiq, Donat Aliu, Besnik Shabani, Meriton Korenica.

Trajner: Bekim Osmani

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.