Shkëndija B mund 1:0 Vardarin

Meriton Korenica ka shënuar golin e vetëm të takimit, duke i dhënë ekipit të Shkëndijës fitore 1:0 përballë Vardarit në xhiron e 4 të Ligës për ekipet B. Me 10-të pikë ‘kuqezinjtë’ mbajnë kreun e renditjes.

Xhiroja e 4 e Ligës së Parë për ekipe B ka sjell derbin e madh ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit, në të cilën fitorja i ka takuar ekipit tonë me rezultat 1:0. ‘Kuqezinjtë’ që në start vendosën dominim dhe në minutën e 2-të fituan penalti kur goditja e Kirovskit u ndal me dorë. Bojan Vruçina gjuajti nga pika e bardhë, mirëpo portieri kundërshtar Filip Trajçevski priti goditjen e tij. Momenti i vendimtar i ndeshjes erdhi në minutën e 51 kur pas një tollovie në zonën kundërshtare, mesfushori kosovar Meriton Korenica arrin të shënojë për epërsi dhe fitore të Shkëndijës. Me këtë triumf ekipi ‘kuqezi’ shkon në kuotën e 10-të pikëve dhe mban pozitën e parë në renditje.

Vrucina

Korenica

 

SHKËNDIJA B-VARDARI B 1:0 (0:0)

Stadiumi në fshatin Reçicë

Golashënues: Korenica 51’ (Shkëndija)

Shkëndija: Azizi, Bejtullai, Berisha, Abdulla, Useini, Asani, Korenica, Kasami, Kirovski, Totre dhe Vruçina.

Luajtën edhe: Nuhii, Zejnullai, Shefiti dhe Kurti.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.