Shkëndija B fiton 2:0 Teteksin

Shpend Asani dhe Agon Husejni kanë shënuar golat për ekipin B të Shkëndijës, që mbyll sezonin vjeshtor në pozitën e parë. Mbetet ndeshja e fundit me Rabotniçkin të premten për të përfunduar vitin 2015.

Shkëndija ka mundur Teteksin me rezultat 2:0 në takimin e xhiros së 6-të të Ligës së Parë për ekipet B. ‘Kuqezinjtë’ dominuan takimin dhe krijuan shumë raste shënimin, ndërsa arritën të realizojnë dy herë, nga një gol në të dyja pjesët. Në minutën e 14-të Shpend Asani vjedh një top prej mbrojtjes kundërshtare dhe pasi depërton në zonë plason saktë për epërsi 1:0 të Shkëndijës. Në pjesën e dytë të dyja ekipet kishin rastet e tyre, mirëpo ndryshim nuk pati deri në minutën e 87-të kur Shpend Asani depërton dhe asiston për Agon Husejnin, i cili sjell finalizim të saktë për rezultat përfundimtar 2:0. Shkëndija B kështu mbyll me fitore sezonin vjeshtor si vendas dhe do të dimërojë si lidere e renditjes tabelare, megjithëse të premten kundër Rabotniçkit në Shkup zhvillohet takimi i fundit për vitin 2015. 

Shke-B

Zejnullai

SHKËNDIJA B-TETEKSI B 2:0 (1:0)

Stadiumi në Qendrën Sportive 

Golashënues: Asani 14’ dhe Husejni 87’ (Shkëndija)

Shkëndija: Nuhii, Merxhani, Agushi, Abdulla, Shefiti, Asani, Korenica, Kasami, Shabani, Fetahi, Zejnullai.

Luajtën edhe: Kurti, Xhemaili, Velija, Aliti, Husejni, Abazi dhe Çadorski.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.