Sheriff Tiraspol rivali rradhës në Champions

No image

Shkëndija do të përballet me kampionin e Moldavisë në raundin eliminatorë të Champions League.

Të mërkurën në mbrëmje kuqezinjtë kanë mësuar emrin e rivalit të dytë në edicionin e sivjetshëm të eliminatoreve të Champions League. Pasi eliminuan kampionin e Uellsit me rezultat të përgjithshëm 5:4, vëmendja e kuqezinjëve ishte kah sfida ndërmjet Sheriff Tiraspol të Moldavisë dhe Torpedo Kutaisi të Gjeorgjisë. Pas fitores 2:1 të gjeorgjianëve në takimin e parë, në takimin e kthimit fitore bindëse 3:0 regjistruan kampionët e Moldavisë, që kalojnë më tej me shifrat e përgjithshme 4:2. Kështu përcaktohet dyshja e raundit të dytë në Champions League ndërmjet Shkëndijës dhe Sheriff Tiraspol. Përballja e parë luhet më 24 korrik në Shkup (ora 20:15), ndërsa revanshi më 31 korrik (ora 19:00) në Moldavi.