Shefiti me U19 në Poloni

No image

Sulmuesi i ri Shefit Shefiti do të jetë pjesë e përfaqësueses U19 të Maqedonisë në turneun kualifikues në Poloni.

Maqedonia U19 prej 6 deri më 11 tetor do të merr pjesë në mini turneun kualifikues të UEFA-së në Poloni, ku për vend në raunin elitar të kualifikimeve do të përballet me vendasit Poloninë, Irlandën e Veriut dhe Sllovakinë. Seleksionuesi Jeton Nesimi për këto ndeshje në listën e futbollistëve ka përfshirë edhe sulmuesin e ri të Shkëndijës, Shefit Shefitin.