Shefiti dhe Fazli flasin pas ndeshjes me Kit Go

No image

Shkëndija avansoi në çerekfinale të Kupës pasi eliminoi ekipin e Ligës së Dytë, Kit Go me rezultat të përgjithshëm 7:0, ndërsa pas fitores së sotme 5:0 kanë folur protagonistët Shefit Shefiti dhe Samir Fazli. I pari realizoi tre golëshin e parë me ekipin senior të kuqezinjëve, ndërsa i dyti gjeti golin debutes me Shkëndijën në ndeshjen e tij të dytë.


Përkundër epërsisë nga ndeshja e parë ne këtu erdhëm të luajmë sikur rezultati të ishte 0:0. Shënuam golin e parë shumë herët dhe më pas menaxhuam si duhet lojën për fitore bindëse 5:0″, deklaroi pas ndeshjes sulmuesi i ri Shefit Shefiti i cili në vazhdim foli për tregolëshin e tij.
Kam shënuar shumë gola me ekipet e moshave, por realisht është ndjenjë e bukur që munda të realizoj hat trik me ekipin e parë. Ky do të jetë motiv për të vazhduar të punoj edhe më shumë në të ardhmen”, përfundoi Shefiti.

I kënaqur që gjeti golin e parë si kuqezi shprehet edhe sulmuesi Samir Fazli.”Jam i lumtur që arrita të shënoj, pasi ne sulmuesit këtë detyrë kemi. Kishim përballë një ekip modest, por luajtëm me përkushtim dhe me meritë avansojmë në raundin e ardhshëm”, deklaroi Samir Fazli.

➡️ MaYa.mk