Shefit Shefiti merr ftesë nga Maqedonia U 18

No image

Sulmuesi i ri i Shkëndijës ka marrë ftesë për tu bashkuar me përfaqësuesen U 18 të Maqedonisë, për ndeshjet kontrolluese me Finlandën.

Shefit Shefiti është përfshirë në listën e seleksionuesit të përfaqësueses U 18 të Maqedonisë, Jeton Nesimi, për ndeshjet kontrolluese me Finlandën. Sulmuesi i ri ‘kuqezi’ të mërkurën do të bashkohet me ekipin përfaqësues, në përgatitjet për sfidat e 25 dhe 27 marsit. Maqedonia U 18  dhe Finlanda U 18 do të përballen dy herë brenda dy ditëve në terenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup, në takime testuese në kuadër të përgatitjeve për kualifikimet që pasojnë.

Shefit Shefiti është futbollisti i rradhës nga KF Shkëndija që merr ftesë nga përfaqësueset e Maqedonisë. Kujtojmë se Armend Alimi është bashkuar me përfaqësuesen A, ndërsa Besir Demiri, Egzon Bejtullai, Ennur Totre dhe Marjan Radeski, bashkë me Mevlan Muratin e huazuar te Shkupi janë pjesë e përfaqësueses U 21 të Maqedonisë.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.