Selimi: “Fitore me dominim për 90-të minuta”

No image

Vazhdon seria pozitive e kuqezinjëve që çojnë në tre numrin e fitoreve të njëpasnjëshme nën drejtimin e ushtruesit të detyrës së trajnerit, Erhan Selimi.

  • “Fitore e merituar pas dominimit gjatë 90-të minutave lojë”
  • “Krijuam shumë shanse pa lejuar miqtë të na rrezikojnë”
  • “Progresi në lojë evident, por kemi akoma punë para vetes”
  • “Orari i ngjeshur na imponon rotacione në formacion”

Marjan Radeski dhe Besart Ibraimi shënuan golat e triumfit të tretë me rradhë të kuqezinjëve, që mundën 2:0 Struga Trim&Lum në duelin e xhiros së 7-të në LPFMV. Trajneri Erhan Selimi përgëzon skuadrën për paraqitjen bindëse, ndërsa potencon se për dominimin e kuqezinjëve flet fakti se tanët kishin 18-të goditje në drejtim të portës kundërshtare.

 

Erhan Selimi: “Mendoj se e merituam këtë fitore, morëm tre pikë të planifikuara. Dominuam gjatë gjithë ndeshjes dhe ndoshta duhej rezultati të mbyllej sa më herët. Tashmë vlerësoj se nuk është rastësi, fitojmë ndeshjen e tretë me rradhë dhe vazhdojmë të ecim përpara me hapa të sigurtë”.

Erhan Selimi: “Më pëlqeu dominimi dhe fakti që kishim shumë goditje në drejtim të portës kundërshtare, dominuam ndeshjen për 90-të minuta dhe nuk lejuam kundërshtarin në asnjë moment të na rrezikonte. Mendoj se ekipi ka progres, por gjithsesi se duhet të vazhdojmë të punojmë për të ngritur nivelin edhe më lartë”.

Erhan Selimi: “Përgëzoj lojtarët për fitoren dhe angazhimin. Për ne si skuadër me rëndësi është të mos pranojmë gol, pastaj e dimë se kemi potencialin për të krijuar shumë raste dhe për të shënuar. Personalisht për mua nuk ka rëndësi cili shënon, por vlerësoj të marrim pikët maksimale dhe lojtarët të zbatojnë detyrat që u jepen nga stafi teknik. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm dhe fakti që ne kemi ndeshje çdo tre ditë na bën të bëjmë rotacione në formacion, normalisht duke u dhënë të gjithëve mundësinë për të luajtur ne pushojmë lojtarë të caktuar të formacionit standard”.

Erhan Selimi: “Nuk kam vërejtje për ekipin, por mendoj se kemi ende hapsirë për tu përmirësuar në repartin e mesfushës. Në momente të caktuara nuk reagojmë mirë dhe do të punojmë në këtë drejtim. Mbrojtja sërish ishte në nivel, duke vazhduar që edhe pas ndeshjes së tretë me rradhë të ruajnë portën të paprekur”.