Rreshjet e shiut ndërpresin takimin Shkëndija-Mlladost C.D.

No image

Përballja Shkëndija-Mlladost C.D. është ndërprerë në minutën e 65-të për shkak të terenit të mbuluar me ujë pas të reshurave të mëdha të shiut. Takimi duhet të luhet prej fillimi të mërkurën.

Të reshurat e dendura të shiut dhe tereni i mbuluar me ujë kanë detyruar arbitrin Konstadin Vllaho që të ndërpresë përballjen Shkëndija-Mlladost C.D. në minutën e 65-të gjatë rezultatit 0:0. Rreshjet që filluan në pjesën e parë, vazhduan pa ndërprerë gjithë kohën duke bërë pjesën e dytë kushtet të jenë minimale për lojë. Kjo bëri që arbitri i takimit, në konsultim me delegatin, kapitenat dhe përfaqësuesit e dy ekipeve të ndërpresë takimin. I njejti duhet të zhvillohet në afat kohor prej 24 orëve në teren ku do të vendosë ekipi vendas, në këtë rast, Shkëndija, mirëpo pasi Komisioni për gara pranë FFM-së duhet të sigurojë kushte të barabarta për të dyja palët dhe Mlladosti në këtë rast është ekipi udhëtues, takimi do të zhvillohet të mërkurën.
Sa i përket ndeshjes në një teren të vështirë pjesa e parë nuk solli paraqitjen e pritur nga Shkëndija që kishte iniciativë, mirëpo pa mundur të jetë konkrete para portës. Ibraimi u kanos në minutën e dytë me goditje skaj portës, ndërsa të njëjtin epilog pati edhe tentimi i Radeskit në minutën e 11-të. Në vazhdim Ibraimi lëshon dhe një kansoje mbi portë, ndërsa në anën tjetër dy herë u kërcnua Mlladosti, kur Dallçeski me goditje të bukur prek traun e portës, ndërsa pak më vonë Kalanoski nuk gjendet mirë pas një gabimi në mbrojtjen ‘kuqezi’. Mundësinë më të mirë e kishte Cuculi pas një harkimi nga këndi, mirëpo miqtë shpëtojnë para vijës së portës. Në pjesën e dytë Zhunior fitoi penalti pas një starti nga Musa, mirëpo Ibraimi godet jashta portës nga pika e bardhë. Në vazhdim shiu pamundësoi kushtet për lojë dhe si që ceket më lartë takimi u ndërpre para kohe, për t’u luajtur prej fillimit të mërkurën.
c3 c2
SHKËNDIJA-MLLADOST C.D. 0:0 (0:0) ndërprerje minuta 65’
Stadiumi në Çair të Shkupit
Shikues: 3 500
Arbitër: Konstandin Vllaho
Arbitra anësorë: Nikolla Karakolev dhe Toni Stojanovdki
Delegat: Erxhan Menga
Golashënues: /
Kartona të verdhë: Demiri (Shkëndija), ndërsa Dimovski, Hani, Musa (Mlladost C.D.)
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai, Alimi, Cuculi, Ibraimi, Nexhipi, Radeski, Zhunior, Demiri, Todorovski, Vujçiq.
Trajner: Bruno Akrapoviq
MLLADOST C.D.: Apostollovski, Qeleshoski (Xhaleski 50’), Gjoreski, Trpeski, Musa, Dalçeski, Kalanoski, Sherifi (Saliu 59’), Hani, Shaqiri, Dimoski.
Trajner: Zdravko Cvtenoski

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.