Respekt për Rabotniçkin, por Shkëndija dëshiron trofeun e Kupës

No image

Shkëndija kërkon trofeun e parë të Kupës në finalen e saj të tretë në këtë garë. Trajneri Akrapoviq dhe kapiteni Hasani kanë folur me optimizëm në press konferencën zyrtare para finales së Kupës me Rabotniçkin, duke treguar respekt për kundërshtarin, por edhe determinim për fitore.

“Kuqezinjtë” respektojnë maksimalisht Rabotniçkin, mirëpo besojnë në fitore dhe trofe në finalen e Kupës së 24-t të Maqedonisë. Shkëndija të hënën zhvillon finalen e saj të tretë në kuadër të Kupës, ndërsa pretendon të fitojë për herë të parë në historinë e klubit trofeun e kësaj gare. Humbjet në vitet 2006 dhe 2013 i takojnë të së kaluarës dhe kjo gjeneratë kërkon të shkruaj një faqe të re në historinë e skuadrës ‘kuqezi’, për të sjellë në vitrinat e klubit trofeun e vetëm që mungon nga garat vendore, pas kampionatit dhe Super Kupës së fituar në vitin 2011. Federata e futbollit të Maqedonisë para finales së Kupës, të premten organizoi takim me gazetarë, në të cilin morrën pjesë trajnerët dhe kapitenët e dytë finalistëve.

 

Ferhan Hasani Press conference before cup final
“Normalisht kjo ndeshje për ne do të jetë historike. Unë jam i lumtur që sot gjindem këtu dhe do të jem në atë ndeshje. Kemi shumë respekt për kundërshtarët, por mendoj se ky është momenti jonë për të sjellë Kupën në Tetovë dhe për të shkruar historinë, pasi kjo Kupë mungon në vitrinat tona. Pres të jetë ndeshje e mirë, të ketë sa më shumë tifozë dhe të jetë një atmosferë që duhet t’i ngjajë një finalje të Kupës”, deklaroi kapiteni dhe ikona e Shkëndijës, Ferhan Buba Hasani.

bruno-akrapovic

“Më vjen mirë që jam këtu dhe kam mundësi të flas në emër të këtij klubi dhe para se gjithash të falënderoj ish-trajnerit Duro i cili ka mundësuar që të vijmë kaq larg dhe i cili ka bërë gjithashtu një pjesë të madhe të punës. E jona është që atë ta përfundojmë deri në fund. Jemi në formë të mirë, kemi rezultate shumë të mira, gjithë lojtarët janë të shëndoshë dhe do të mundohemi të japim gjithçka nga vetja që këtë seri të Rabotniçkit ta ndërpresim dhe të marrim trofeun në duart tona”, u shpreh shefi i stafit teknik, Bruno Akrapoviq.
1
Shkëndija vazhdon përgatitet e fundit para finales së Kupës. Të shtunën ekipi do të ushtrojë në termin nate nga ora 20:00 në stadiumin me bar sintetik te Qendra Sportive në Tetovë, ndërsa të dielën futbollistët do të zhvillojnë seancë stërvitore në stadiumin ‘Filipi i Dytë’ në Shkup.
Finalja e Kupës së Maqëdonisë për sezonin garues 2015/2016 ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës do të luhet të hënën në stadiumin ‘Filipi i Dytë’, me fillim në orën 20:00.

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.