Reprezentuesit kthehen në stërvitje

No image

Shkëndija me formacion të kompletuar përgatitet dy ditët e fundit para sfidës të së dielës me Skopjen në Shkup. Pas angazhimeve në ekipet përfaqësuese, rikthehen Musliu, Radeski, Totre e Fazllagiç.

Trajneri Qatip Osmani pas dy javëve sot për herë të parë ka mundur të punojë me gjithë grupin e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për sfidën e rradhës me Skopjen, përjashtuar Ferhan Hasanin e lënduar.

Pas përfundimit të angazhimeve ndërkombëtare në seancat stërvitore ekipit i janë bashkuar reprezentuesit e Maqedonisë, Visar Musliu, Marjan Radeski (A), Ennur Totre (U21) dhe Enis Fazllagiç (U19). Pas katër ditëve të para të javës kur ekipi ushtronte i pakompletuar, sot dhe nesër stafi teknik do të ketë mundësi me gjithë grupin të përfundojë përgatitjet për transfertën kampionale të ditës së dielë me Skopjen në Shkup.