Renova-Shkëndija të shtunën në orën 13:00

No image

Derbi lokal i xhiros së 17-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Renovës dhe Shkëndijës do të luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 13:00. Edhe pse xhiroja e rradhës është caktuar për ditën e dielë, takimi në fjalë do të luhet një ditë më herë pasi skuadra nga Xhepçishti që është mikpritëse e kësaj sfide prej fillimit të këtij sezoni ndeshjet si vendase i luan ditëve të shtuna.