Renova-Shkëndija të hënën ora 13:00 në Kërçovë

Shkëndija do luajë të hënën me Renovën në Kërçovë, takimin e shtyrë të xhiros së 15-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë.

Ndeshja e shtyrë e xhiros së 15-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë ndërmjet Renovës dhe Shkëndijës do të zhvillohet të hënën (23.11.2015) në stadiumin e qytetit në Kërçovë, me fillim në orën 13:00. Kështu ka vendosur Komisioni për Gara pranë Federatës së futbollit të Maqedonisë, në konsultim me skuadrën vendase të kësaj përballeje, KF Renovën. Takimi duhej të luhet të dielën në Bogovinë, mirëpo u anulua për shkak të terenit të mbuluar me ujë pas të rreshurave të dëndura të shiut.

Ndërkohë takimi i parë i çerekfinales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit që duhej të luhet të mërkurën, me shumë gjasa do të shtyhet për ditën e enjte. Konfirmim për këtë pritet nga Komesari për gara pranë FFM-së.

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.