Realizohen dy seancat e para stërvitore në Slloveni

No image

Shkëndija ka nisur fazën kryesore të përgatitjeve në Slloveni, duke realizuar dy seanca stërvitore me ngarkesë të shtuar.

“Kuqezinjtë” prej sot kanë startuar fazën e dytë të përgatitjeve verore e cila do të zhvillohet në Moravske Toplice të Sllovenisë. Stafi teknik në krye me Qatip Osmanin kanë nisur të realizojnë plan-programin që parasheh nga dy seanca stërvitore në ditë gjatë të cilave në mënyrë të kombinuar do të kërkohet ngritja e nivelit fizik, si dhe gjetja e formës optimale përmes seancave tekniko-taktike. Në ditën e parë ekipi në mëngjes punoi në palestër për ngritje të peshave, ndërsa pas dite u zhvillua seancë stërvitore në teren.

Në mesin e futbollistëve mbizotëron atmosferë shumë e mirë, ndërsa sot kishte arsye momente feste kur gjithë grupi i uroi ditëlindjen Bazhe Todorovskit. Gjatë qëndrimit në Slloveni janë paraparë të zhvillohen tre ndeshje kontrolluese.

FOTOGALERIA E PLOTË