REACTION | Çelikoviç: I lumtur për golin, por me rëndësi kualifikimi

No image

Barazimi 1:1 në fushë të HJK Helsinkit i ka dhënë Shkëndijës kualifikim në raundin e tretë të eliminatoreve të UEFA Europa League. “Kuqezinjtë” kishin epërsi 3:1 nga ndeshja e parë në Strumicë, ndërsa në takimim e kthimit në Finlandë Helsinki avansoi 1:0 dhe kishte nevojë vetëm për një gol për të kaluar më tej.

Mirëpo shpresat e vendasve i fundosi Ivan Çelikoviç, i cili në minutën e 70-të me golin debutues në fanellën “kuqezi” fiksoi barazimin 1:1 dhe avansimin e Shkëndijës më tej me rezultat të përgjithshëm 4:2.