Radeski rinovon me kuqezinjtë

Sulmuesi Marjan Radeski është lidhur me kontratë të re afatgjatë, pasi drejtuesit i rinvojnë marrëveshjen që skadonte verën e vitit 2019.

Shkëndija siguron sulmuesin Marjan Radeski edhe për periudhën e ardhshme. Reprezentuesi gjenë gjuhë të përbashkët për të vazhduar me klubin dhe firmos kontratë të re katër vjeçare. Marrëveshja aktuale skadonte verën e vitit të ardhshëm (2019), mirëpo duke qenë të kënaqur me bashkëpunimin e deritashëm, të dy palët kanë gjetur akord për të firmosur kontratë te re. Kështu 23 vjeçari lidhet me Shkëndijën deri verën e vitit 2023 dhe këtë periudhë pritet të vazhdojë ngritjen si futbollist.


Marjan Radeski te Shkëndija erdhi verën e vitit 2015 nga rradhët e Metalurgut të Shkupit, duke u konfirmuar si pikë shumë e rëndësishme në skuadër. Për tre sezone zhvilloi 82 ndeshje kampionale, duke shënuar 26 gola dhe ishte pjesë e fitimit të dy Kupave dhe një kampionati. Paralel shkëlqente edhe me përfaqësuesen U 21 të Maqedonisë me të cilën luajti në Kampionatin Europian për të rinjë vitin 2017 në Poloni, ndërsa tashmë është standard në përfaqësuesen A ku ka shënuan një gol në 14 paraqitje.

Share Now

Related Post