Rabotniçki rival në çerekfinale të Kupës

No image

Shkëndija përballë Rabotniçkit do të diskutojë kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës. Takimi i parë luhet më 4 dhjetor në Tetovë.

Sot në hapsirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë së Veriut u hodh shorti për formimin e dysheve të 1/4 së finales së Kupës. Goglat e shortit vendosën Shkëndijën përballë Rabotniçkit. Ndeshja e parë në Tetovë është caktuar të luhet më 4 dhjetor, ndërsa revanshi në Shkup duhet të zhvillohet më 4 mars të vitit 2020.
Shkëndija në 1/4 e Kupës arriti pasi eliminoi në fazën e parë Gostivarin me fitoren 4:1, ndërsa në 1/8 e finales kuqezinjtë ishin më të suksesshëm se Vardari, duke kaluar më tej me rezultat të përgjithshëm 3:2 (barazim 2:2 në Shkup dhe fitore 1:0 në Tetovë).
Ndërkohë Rabotniçki në 1/16 e finales fitoi si mysafir 4:0 Vëllazërimin e Kërçovës, ndërsa në 1:8 e finales eliminuan Pelisterin e Manastritit (barazim 1:1 në Manastir dhe fitore 4:0 në Shkup).