Rabotniçki rival në 1/8 e finales së Kupës

No image

Shorti për të tetat e finales së Kupës ka caktuar duele të Shkëndijës me Rabotniçkin. Ndeshja e parë luhet më 13 shtator në Shkup, ndërsa takimi i kthimit në Tetovë luhet më 18 tetor.

Shkëndija do të përballet me Rabotniçkin në1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë. Kështu ka vendosur shorti i hedhur sot në shtëpinë e futbollit vendor, ku u caktuan dyshet që do të ndeshen për kualifikim në çerekfinale të Kupës. Goglat vendosën që takimi i parë të luhet në fushë të Rabotniçkit më 13 shtator, ndërsa ndeshja e kthimit në Tetovë është paraparë të zhvillohet më 18 tetor.