Rabotniçki kundërshtar në 1/8 e finales

No image

Shkëndija do të përballet me Rabotniçkin në 1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë. Ndeshja e parë luhet në Shkup, ndërsa takimi i kthimit në Tetovë.

Sot në hapsirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë është hedhur shorti për dyshet e 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë. Goglat e shortit kanë dashur që finalistët e vitit të kaluar të përballen në fazë shumë të hershme të garës më masovike në vend. Rabotniçki-Shkëndija përfundimisht do të jetë dueli më interesant i 1/8 së finales së Kupës, pasi pikërisht kundër ekipit nga Shkupi ‘kuqezinjtë’ fituan 2:0 në finalen e edicionit të fundit, duke rëmbyer për herë të parë në histori trofeun e Kupës. Tani pasojnë duele të reja dhe në fakt do të jenë dy përballje që do të nxjerin ekipin që do ta vazhdojë në çerekfinale. Ndeshja e parë Rabotniçki-Shkëndija luhet në Shkup më 21 shtator me fillim në orën 15:30, ndërsa takimi i kthimit do të zhvillohet në Tetovë.