Qato e Buba më të mirët sipas kolegëve të tyre

No image

Osmani dhe Hasani janë mirënjohës për vlerësimin si më të mirët e gjysmësezonit vjeshtor nga ana e trajnerëve dhe kapitenëve të skuadrave elitare në Maqedoni.

Trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasanin janë votuar si më të mirët e gjysmësezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Sondazhi i realizuar nga gazeta e vetme e sportit në vend ka përfshirë votimin e trajnerëve dhe kapitenëve të skuadrave elitare, ndërsa bindshëm të parët kanë rezultuar Osmani si trajner më i mirë dhe Hasani si futbollist.
Gjithmonë është kënaqësi kur vlerësohesh direkt nga ata që i ke konkurentë në profesion. Është mirënjohje edhe për mua edhe për Hasanin, një satisfaksion për punën e bërë. Gjithsesi ne duhet të vazhdojmë me këtë rritëm, pasi asgjë nuk do të ketë rëndësi nëse në fund nuk fitojmë titullin e kampionit“, shprehet Qatip Osmani.

Tags

Share Now

About Author

Related Post