Publiku të vijë më herët në stadium, ndalohen gjësendet e forta

No image

Interesi për takimin derbi ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit është shumë i madh dhe për këtë qëllim luten tifozët që sa më herët të vijnë në stadium. Dyert e tribunave do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes (ora 11:30), ndërsa do të mbyllen 20 minuta para fillimit të ndeshjes (ora 14:10). Në stadium nuk do të lejohet futja e gjësendeve të forta, pijeve në shishe apo kanaqe, shkrepsave e kështu me rradhë.

Shkëndija-Vardari është dueli që askush nuk dëshiron ta humbë dhe kjo vërehet në interesimin e madh për bileta që mbizotëron në mesin e tifozëve. Për të shmangur rëmujat e panevojshme në hyrje të stadiumit, biletat janë lëshuar në shitje tre ditë para ndeshjes, ndërsa njoftohen gjithë spektatorët se do të ketë rregulla të veçanta për hyrje në stadium. Dyert e tribunave do të hapen 3 orë para fillimit të ndeshjes (ora 11:30) e paraparë për orën 14:30, ndërsa do të mbyllen 20 minuta para fillimit të takimit (ora 14:10).
Gjithashtu në hyrje do të ketë kontroll më të reptë se ndeshjet e kaluara dhe tifozët nuk do të kenë të drejtë me vete të marrin gjësende të forta, pije në shishe apo kanaqe, shkrepsa, e kështu me rradhë.
Kryesia e KF Shkëndija ka besim të plotë në mbështetjen e fuqishme që do të vijë nga tribunat, ndërsa apelon që ekipi të frymëzohet me anim korekt në suaza të fair-playt në drejtim të arritjes së fitores që do të na gëzonte të gjithëve.
Shkëndija mbi të gjitha.