Preview: Vardar vs Shkëndija

No image

Pas pauzës dy javore, Shkëndija kthehet në aksion të dielën dhe kundërshtar i rradhës  është Vardari në takimin që luhet në Shkup.

Kuqezinjtë duken gati për të sulmuar fitoren në transfertën me Vardarin në kërkim të tre pikëve me të cilat do të ngushtonin diferencën në kreun e renditjes. Pauza dy javore në kampionat u shfrytëzua për të marrë veten nga rritmi i ngjeshur, ndërsa pas pushimit tre-ditorë futbollistët kanë punuar në mënyrë intenzive për të ngritur formën e luhatur në tre ndeshjet e fundit (mungon triumfi në tre takimet të njëpasnjëshme). Stafi teknik pretendon të ketë eliminuar mangësitë e shfaqura në lojë dhe tashmë skuadra gjithë fokusin e ka kthyer ka sfida e të dielës me Vardarin në Shkup.
Përkundër barazimit në start të këtij sezoni, kohëve të fundit bilansi është në anën e Shkëndijës, që për më shumë vite me rradhë e eliminon rregullisht rivalin direkt nga Kupa. Këtë sezon sfida e parë në Tetovë u mbyll baraz 2:2, ndërsa Shkëndija nuk humb nga ky rival në pesë sfidat e fundit (vetëm një disfatë në tetë takimet e fundit). Gjithsesi ndeshja e rradhës është histori e re dhe kuqezinjtë e Qatip Osmanit besojnë në epilog pozitiv për të nisur një seri të re të fitoreve.

Të rejat në skuadër

Pa asnjë lojtarë të pezulluar, mungesa e vetme e Shkëndijës do të jetë Besmir Bojku. Mesfushori strugan që kohëve të fundit luan në formë shumë të mirë, të premten ka lënduar kyçin e këmbës dhe si pasojë mbetet jashta kombinimit për këtë përballje. Ndryshe kuqezinjtë punuan të kompletuar vetëm tre ditët e fundit, pasi paraprakisht gjatë pauzës angazhime me ekipet përfaqësuese kishin Musliu, Bejtullai, Totre, Imeri dhe Sadriu.

 

Kundërshtari

Edhe pse për momentin lider të renditjes dhe me seri pozitive në kampionat, Vardari nuk është pa probleme. Kundër Shkëndijës do të luajnë pa dy lojtarë të rëndësishëm (Barsegian dhe Maksimov) që gjenden jashta vendit për arsye dokumentacioni (leje qëndrimi). Shkupjanët pas barazimit me Bellasicën në xhiron e katërt, kanë lidhur pesë fitore me të cilat janë ngjitur në krye të renditjes, mirëpo ndërkohë kanë treguar luhatje pasi panë veten të eliminuar nga Kupa e Maqedonisë nga Makedonija Gj.P.. Në dy ndeshjet e fundit kanë një fitore dhe një disfatë, pasi humbjes 2:1 nga Makedonija Gj.P. që i nxori jashta Kupës i’u përgjigjën me triumf përballë Akademia Pandevit.

Përballja Vardari-Shkëndija luhet të dielën në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari të Shkupit me fillim në orën 14:30.